Dashi
Tregojini të tjerëve se e dini me saktësi se ç’po bëni. Duhet ti premtoni vetes se nuk do të lejoni më të humbisni shanse të tjera në të ardhmen.
Demi
Edhe pse jeni zot i kohës tuaj, përsëri nuk keni kohë për të humbur. Nëse ka dikush që mund ta kthejë negativen në pozitive, ai jeni ju. Do të gjeni shpejt një zgjidhje.
Binjaket
Sot mund të jetë dita e duhur për të parë përmirësim në jetën tuaj. Keni filluar ti kuptoni shumë mirë të tjerët. Me zotësinë tuaj do të arrini të finalizoni disa negociata.
Ju duhet diçka e re. Gjithmonë i habisni të tjerët me vetkontrollin tuaj, por ju nevojitet më shumë. Besoni ose jo, të shohesh anën tjetër tuajën, është pikërisht ajo që mungon.
Luani
Të tjerëve u pëlqen mënyra sesi i merrni gjërat. Nuk ju pëlqen të dilni me miq. Keni nevojë të qëndroni pak kohë vetëm për të reflektuar mbi disa projekte tuajat.
Virgjeresha
Ecni me kohën dhe tregohuni fleksibël për problemet e ndryshme që hasni. Mos u dekurajoni nga fakti që njerëzit nuk ju kuptojnë. Shumë shpejt do të shijoni rezultatet e punës tuaj.
Peshorja
Mos u habisni nëse një person do t’ju kërkojë një mendim për një problem të tijin. Dini të jepni këshillën e duhur dhe janë të shumtë ata që vërtet e vlerësojnë këtë.
Akrepi
Mos i jepni shumë konfidenca të tjerëve, përndryshe nuk do të ngelet asgjë nga ajo që është private. Do të ndodhë diçka që do të habisë të gjithë, përfshirë edhe juve.
Shigjetari
Ndiheni shumë të lodhur dhe të stresuar dhe kjo po reflektohet edhe në punën tuaj. Bëni mirë të flisni hapur me eprorin tuaj dhe ai do t’ju kuptojë më së miri.
Bricjapi
Jeni në qendër të vëmendjes, pozicioni që keni ju krijon shumë avantazhe. Të ndihmosh të tjerët bën pjesë në karakterin tuaj. Në punë do të gjeni një zgjidhje që do ti leverdisë të gjithëve.
Ujori
Diluni përballë problemeve që keni dhe mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj. Diskutoni qetësisht me partnerin pasi ka kohë që ndihet si i lënë pas dore.
Peshqit
Sot duhet të krijoni lidhje dhe kapni mundësitë që ju ofrohen. Yjet ju këshillojnë ti kushtoni më shumë kohë vetes tuaj. Dikush do të plotësojë atë që ju mungon.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...