Një burrë apo grua tradhtare, është gjëja e fundit që e dëshiron dikush, e veçanërisht para festave të fundvitit.
Tradhtia nuk është e pranueshme në shumicën e lidhjeve, prandaj disa njerëz bëjnë çmos për të kuptuar nëse kanë një partner tradhtar, transmeton Telegrafi.
E këtyre njerëzve u ka dalë në ndihmë një hetues privat, i cili ka treguar mënyrën se si mund ta zbuloni nëse partneri është duke ju tradhtuar.
Ndryshimet e rutinës së gjumit mund të jenë shenja kryesore e tradhtisë, kanë zbuluar ekspertët, por edhe ndryshimet në emocione mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull.
Pra, kjo e fundit do të thotë se nëse partneri është duke vepruar më me zemërim dhe nxitë fjalosje pa ndonjë arsye, kjo mund të jetë shenjë e madhe se është duke ju tradhtuar.
Hetuesi privat David King, ka thënë se kur meshkujt ndihen me faj, atë faj e manifestojnë me zemërim. Pra, tradhtinë e manifestojnë me zemërim brenda lidhjes, dhe shpeshherë fjalosjet e nxitura nga ky zemërim shërbejnë si arsyetim që mashkulli të del nga shtëpia.
Gjithashtu, nëse papritmas nuk merrni ftesa nga partneri për ndonjë aheng miqësor apo për ndonjë aheng në vend të punës në të cilat keni marrë pjesë më herët, është koha të filloni të keni kujdes. /Telegrafi/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...