Harroni shpesh data të rëndësishme, siç janë ato të ditëlindjeve të miqve, apo edhe ndonjë fjalë të rëndësishme përgjatë artikulimit? Kjo mund të jetë një shenjë pozitive për ju.
Sipas studimeve të fundit, harresa është një shenjë e inteligjencës së lartë.
Truri i disa njerëzve është më i aftë për të mbajtur në mend, gjersa të tjerët janë të aftë në veprimtari të tjera, qoftë muzika, matematika apo të tjera. Këta njerëz kanë një kujtesë të fortë, pasi natyra ua ka ofruar atyre tru të efektshëm.
Por, si njerëz, jo çdoherë është e mundur të mësohet përmendësh çdo hollësi.
Studiuesit Paul Frankland dhe Blake Richards nga Universiteti i Torontos kanë zbuluar se kujtimet e vjetra në tru janë “të mbingarkuara” nga kujtimet e reja . Është edhe më e vështirë për ne që të kujtojmë përshtypjet e vjetra, ose t’i harrojmë ato plotësisht.
Sipas hulumtimit, vetëm për shkak se një person ka një kujtesë më të mirë, kjo nuk do të thotë patjetër se është shumë inteligjent.
Në fakt, studimi zbuloi se e kundërta duket të jetë e saktë. Ka njerëz që mësojnë përmendsh të gjitha detajet në kokë, e cila është e dobishme, por është edhe më e dobishme dhe më e shëndetshme të kujtohet një shkallë më e madhe e gjithçkaje dhe të harrohen detaje të vogla./ lajmi.net
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...