Një hotel i ri në Majorca nuk lejon asnjë burrë brenda dhe ka hapur dyert vetëm për gratë.
Hoteli Som Dona në Porto Cristo është ekskluzivisht për gratë e moshës 14 vjeç e lart, të cilat ” kërkojnë të shkëputen nga stresi i jetës së përditshme”, transmeton portali arbresh.info
Hoteli ka 39 dhoma, një pishinë, një me çati të lartë, restorant dhe një qendër që ofron masazhe dhe trajtime bukurie.
Ky është hoteli i parë në të cilin lejohen vetëm gratë në Spanjë dhe një natë aty kushton rreth 85 dollarë.
Në përshkrimin e hotelit thuhet se dhomat janë të ndritshme dhe të bollshme dhe se mobiljet janë modern dhe shumë të rehatshme.
Edhe pse burrat nuk janë të lejuar, hoteli ka bërë përjashtime, pasi disa nga të punësuarit janë burra, në mënyrë që të respektohen të drejtat gjinore në punë.
Menaxheri i hotelit, Joan Enric Capella, ka deklaruar se hoteli është projekt inovativ që pritet të ndiqet nga trendi i turizmit. /arbresh.info/

U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend