Shumica e meshkujve dëshirojnë që ‘vegla’ e tyre të jetë më e madhe.
Në Britani për shembull, gati gjysma e meshkujve e dëshirojnë një gjë të tillë. Kjo është zbuluar hulumtimet e fundit, raporton “Daily Star”.
Konkretisht, 42 % e meshkujve që morrin pjesë në anketimin e YouGov, janë shprehur se do të donin një penis që të ishte “konsiderueshëm më i madh”.
Teksa hulumtimet e ndryshme kanë treguar se shumë femra shqetësohen për më shumë se sa thjesht madhësia e penisit, një doktor në New York, SHBA, pretendon se mund t’iu rrisë penisin në vetëm 10 minuta.
Dr Norman Rowe, një kirurg plastik nga New York City, ka pohuar se është perfeksionuar në një procedurë që mund të rrisë penisin e meshkujve, në çast.
Sipas Norman, pacientët mund të fitojnë një perimetër të penisit, prej 3.81 centimetrash.
“Ju vini, merrni injeksionin, 20 minuta më vonë largoheni”, ka thënë Norman për “Daily Mail”.
Për të rritur penisin, Norman injekton te gjenitalet e meshkujve gjakun e tyre.
Sipas tij, procedura është relativisht pa dhimbje.
Doktori këshillon që pas procedurës, meshkujt të mos bëjnë seks për dy ditë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...