Një grua është dënuar që ka hapur postën elektronike të burrit të saj, edhe pse zbuloi gjëra të pahijshme aty.
Gruaja nga Zvicra u bë e dyshimtë pasi burri i saj krijoi një llogari të dytë në kompjuterin e shtëpisë, shkruan “Aargauer Zeitung”, transmeton portali arbresh.info
Çifti i paidentifikuar deri me tani ia dinin njëri-tjetrit fjalëkalimet.
Burri i saj përdori një nga këto fjalëkalime për email-in e ri, kështuqë gruaja të ishte në gjendje të hynte dhe lexonte email-at e tij.
Aty ajo zbuloi se ai kishte pasur marrëdhënie me disa gra të tjera.
Ajo u përball me burrin e saj, i cili u largua nga shtëpia e tyre dhe më pas paraqiti ankesë penale kundër gruas së tij.
Në shkurt të këtij viti dënuan me një gjobë të pezulluar deri në 9,900 franga zvicerane, plus një gjobë prej 4,300 frangash për ndërhyrjen e paautorizuar.
Leximi i të dhënave private është e paligjshme sipas nenit 143 të kodit penal zviceran. Sipas kodit, një akt i tillë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...