addie Winkle është e moshuara më e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo vetëm falë veshjeve të saj. Ajo është aq e famshme saqë javën e kaluar ajo u pa në një foto së bashku me këngëtaren Miley Cyrus, gjatë MTV VMA, në Los Angeles.
87-vjeçarja ndiqet në Instagram nga vetë Cyrus, Nicole Richie apo Rihanna. Ajo thotë se ka nisur të vishet si adoleshente pasi i vdiq bashkëshorti dhe djali.
Stërgyshja, e cila jeton me mbesën e saj, thotë se ideja i lindi kur një ditë veshi rrobat e stërmbesës së saj Kennedy dhe kur e vogla u kthye nga shkolla, i tha stërgjyshes se dukej “shumë lezetshëm”.
Që nga ajo ditë, veshjet e 87-vjeçares ndiqen me kërshëri nga 1.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë