Pas 20 viteve pune në proceset gjyqësore rreth helmimit nga ushqimet, Bill Marler, avokat amerikan tepër i njohur, ka vendosur të mos i konsumojë më disa ushqime.
Në një artikull të publikuar në gazetën “Helmimi nga ushqimet”, ai ka bërë një listë me ushqime që nuk i ha më, për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqesin.
Goca deti të papërpunuara – Merler shprehet se ka parë më shumë helmime nga produktet e detit në pesë vitet e fundit sesa në dy dekadat e kaluara. Shkaku: Rritja e temperaturës së ujërave detare, që shkakton rritjen e numrit të mikrobeve.
Fruta dhe perime të lara dhe të prera paraprakisht – Marler thotë se i shmanget këtyre si të ishin “sëmundje epidemike”. Në sa më shumë duar të kalojnë ato, aq më të larta janë shanset e kontaminimit.
Mishi gjysmë i pjekur – Sipas Marlerit, mishi duhet të gatuhet në 160 gradë në mënyrë që të shkatërrohen bakteret që shkaktojnë E.coli ose salmonelë.
Vezë të pagatuara – Për të gjithë ata që e mbajnë mend epideminë e salmonelës në vitet ’80 dhe fillimin e viteve ’90, kjo gjë nuk do shumë mend. Sipas Marlerit, rreziku për t’u helmuar nga vezët e pagatuara është më i ulët se 20 vite më parë, megjithatë ai vazhdon të mos rrezikojë.
Qumësht dhe lëngje të papasterizuara – Ndonëse ka pasur lëvizje të shumta kundër pasterizimit të qumështit dhe lëngjeve të frutave me argumentimin se ai u largon vlerat ushqyese, Merler thotë se pasterizimi nuk është i rrezikshëm. Sipas tij, konsumimi i i lëngjeve dhe qumështit të papasterizuar është i rrezikshëm, sepse shmangia e këtij procesi nënkupton më shumë mundësi për kontaminimin e tyre nga bakteret, viruset dhe parazitët.
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...