E çfarë kanë njerëzit e suksesshëm më shumë se ne? Janë optimistë, të ndjeshëm, dhe e kanë të thjeshtë të krijojnë marrëdhënie me të tjerët. E ndonëse në një masë të madhe, optimizmi është diçka e lindur, ende mund të mësojmë ta shohim gotën gjysmë-plot!
Por a i keni edhe ju të lindura këto gjashtë cilësi të njerëzve që i bëjnë të gjithë për vete?
Ata mendojnë shpejt- ndaj janë bashkëbisedues të shkëlqyer
Karizma- tërheqja e disa njerëzve që i bën të tjerët t’u përulen- është një prej cilësive të dukshme një njeriu joshës, dhe një studim i fundit tregon se karizma lidhet ngushtë me aftësinë për të menduar shpejt. Kërkuesit nga Universiteti i Queensland-it kanë zbuluar se sa më të shpejtë t’a ketë dikush të menduarit, aq më i pëlqyeshëm është ai nga të tjerët.
Ata thërrasin vetëbesim!
Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve. Nuk do të thotë që duhet të marrësh qëndrim prej pispilluqi, për të pasqyruar vetëbesim. Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, pasi nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqendrohesh prej vetes tënde.
Ata janë gjithmonë vetvetja
Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnikë, ajo që i bën aq të lumtur. Një kërkim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm! Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën, çka përmirëson mirëqenien!
Ata flasin rrjedhshëm
Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e nxjerrin veten tërë hijeshi në çdo bisedë. Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi. Kjo është një aftësi që e kanë përgjithësisht presidentët, të cilët kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje, edhe sipas një studimi të Harvard-it.
Ata kanë shumë humor
Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë. Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi. Nëse ke një humor të mençur, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...