Gaspaço, specialiteti i kuzhinës spanjolle është gjëja e duhur që mund të gatuani tani që tëmperaturat janë shumë të larta.
Gatuhet shpejt dhe nuk keni nevojë që të përdorni sobën, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
900 g domate
2 kastraveca
1/2 piper i kuq
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle uthull
1/2 filxhan ujë
1/3 filxhan vaj ulliri
kripë, piper
2 feta buke
Borziloku
Përgatitja:
Përzieni në një blender domatet e copëtuara, kastravecin, piperin, hudhrën dhe uthullën. Kur të përftoni një masë homogjene, shtoni vaj ulliri dhe përzieni. Shtoni kripë dhe piper dhe vendosni në frigorifer të ftohet.
Ndërsa lëngu është duke u ftohur, skuqni bukën e prerë në kubikë në një tigan me pak vaj ulliri derisa të bëhet krokante. Erëzoni atë. Lëngun hidheni në pjatë të ftohtë dhe copat e bukës shtoni mbi supë ashtu të ngrohta. Hudhni borzilok dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...