Flokët: Si t’i kemi të bukur dhe jetikë për pranverë?

01:11 | 24 Mars 2017

Sigurisht të gjithë e njohim shprehjen që “floku është gjysma e bukurisë së femrës”, dhe në fakt besoj se të gjithë biem dakort për këtë.

Pranvera gjithashtu mund të  quhet ndryshe, stina e rilindjes së floku. Kjo pasi floku ka kaluar një periudhë të vështirë dimërore, dhe këtu vjen koha për pak përkudesje. Këtu hyjnë  trajtimet detox dhe mjetet natyrore për të përgatitur më mirë flokët për  ardhjen e ditëve të ngrohta.

Ditët dhe koha po na japin një shenjë se pranvera po afrohet dhe se janë të  gatshme për ardhjen e verës, dhe se ne duhet të fillojmë sa më parë më këshillat dhe përkujdesjen për flokë  të bukur dhe të rëndësishëm.

Produktet e ndryshme për stilimin e flokëve, mund ti bëjnë flokët tuaj subjekt ndaj stresit të tepruar.  Për këtë arsye, është thelbësore për të marrë një pushim të përkohshëm nga trajtimet  në sallonin e flokëve, të cilat rrisin rrezikun e rënies dhe dobësojnë flokët, duke i bërë ata të duken të brishtë dhe pa volum . Po ashtu larjet e shpeshta e dëmtojnë flokun tuaj, veçanërisht nëse kryhet me shampoo agressive.  Zgjidhja është aty, lexoni etiketat dhe sigurohuni  që shampot të kenë në përberje element si:  selen dhe zink pyrithione disulfide, një agjent i fuqishëm antifungal.

Po ashtu,  ajri i nxehtë i tharëses  mund të rrezikojë shëndetin e flokëve, kështu që mundohuni që të mos e teproni por vendoseni në minimum, ose më mirë akoma me tharje natyrale.

Në fund, trajtimi mbaron me një  hidratues që ushqen thellë, duke garantuar butësinë e duhur, duke e kombinuar atë një herë në javë me një locion me keratin për t’i bërë ata më të fortë ndaj ujit.

Si gjithmonë natyra  na vjen në ndihmë duke ofruar më shumë zgjidhje efektive. Midis tyre është padyshim soda e bukës, e cila, kur e përziejmë me shampo të zakonshme, heq “ mbeturinat e padëshiruara” të pranishme në rrënjët e flokut. Gjithashtu vaji i ullirit, i cili është i pasur me acide yndyrore, është garancia për mbrojtjen që kërkohet nga faktorët kryesor të rrezikut të cilat i listuam më lart.

Gjithashtu,  për të pasur një kthesë sa më shpejt për përmirsimin e flokut, që ndoshta e keni dëmtuar nga produktet kozmetike të ndryshme, na vjen në ndihmë fuqia e vezës, e cila në qoftëse ju e mbani atë për rreth 5 minuta, sa herë që të laheni ju ndihmon në  përmirësimin e flokut, shkëlqen dhe i jep volumin e duhur flokëve tuaj.

Po ashtu një tjetër produkt i mirë për flokët është edhe uthulla e mollës e cila konsiderohet  një produkt natyror anti-bakterial dhe anti-septike që redukton bakteret, zbokth dhe thekon me një të thjeshtë masazh disa minuta në lëkurë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara