Prince Harry ka zbuluar se fjala e parë e djalit të tij Archie e ka bërë atë të ndihej “i trishtuar”.
Duke folur për djalin e tij me Meghan Markle në episodin e pestë të dokumentarit “AppleTV + The Me You Can Not See”, shpjegoi se në kopshtin ku dërgohet Archie është e varur në mur fotografia e Princeshës Diana, transmeton portal arbresh.info
Fjala e parë që tha ai ishte “gjyshja”.

Pas fjalës, mama, babi, fjala tjetër ka qenë gjyshja, dhe kjo e bëri Prince Harry që të ndihej i mërzitur dhe i lumtur në të njejtën kohë.
“Djali im tani është mbi një vit e gjysmë, ai ka personalitetin më të mahnitshëm, ai tashmë po bashkon dy, tre fjalë së bashku”, tha ai.
Ndërkaq, një ndër fjalët tjera që ka thënë ai ishte edhe “krokodil”.
Duket se Princi Harry e mban nënën e tij të ndjerë shumë afër tij, veçanërisht që kur mirëpriti djalin e tij në vitin 2019.

Vetëm gjashtë ditë pas lindjes së Archie më 6 maj 2019, Meghan festoi Ditën e saj të parë Amerikane të Nënës dhe ndau një imazh të adhurueshëm të gishtërinjve të vegjël të djalit të saj në kopshtin e tyre në Frogmore Cottage në Windsor.
Meghan dhe Archie gjithashtu pozuan në një sfond me lulet e preferuara të Princeshës Diana./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...