Janari do të jetë muaji në të cilin disa shenja të horoskopit do të kenë më shumë fat se të tjerët.
A jeni edhe ju në mesin e tyre?
Binjakët
Në muajt e parë të vitit 2022, Binjakët do të shkëlqejnë nga energjia e mrekullueshme. Nga dita e parë e janarit, e deri në ditën e fundit, atyre do t’ju duket sikur po jetojnë një përrallë, transmeton portal arbresh.info
Ka shumë mundësi që dëshirat e tyre të realizohen.
Sipas kalendarit hënor kinez, viti 2022 është viti i Tigrit të Ujit, kështu që në fillim të vitit, Binjakët do të fillojnë me ambiciozitet të arrijë qëllimet e tij. Mrekullitë ndodhin dhe kjo shenjë duhet të përgatitet për shumë surpriza.
Shigjetari
Shigjetarët do jenë shumë të lumtur, sepse dëshirat e tyre të dashurisë do të realizohen. Ata që kanë ëndërruar prej kohësh të takojnë një shpirt binjak, do të takojnë dikë të veçantë këtë muaj.
Shigjetarët që tashmë kanë gjetur një partner do të fillojnë të mendojnë për hapin tjetër në janar, që është bashkejetesa ose martesa.
Janari është koha e duhur për marrë guximin dhe për të hedhur hapin e parë.
Ujori
Ujori do të investojë shumë në përpjekjen e realizimit të dëshirave. Janari do të jetë muaji më i lumtur për ta në të gjitha fushat e jetës, përfshirë shëndetin, financat dhe dashurinë.
Do të jenë plot energji, do besojnë te vetja, ndaj do vendosin të rrezikojnë për të arritur diçka që e dëshironin prej kohësh. Intuita do t’i ndihmojë ata të marrin vendimin e duhur./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari