Familja mbretërore në Danimarkë, pas publikar disa fotografi familjare me rastin e ditëlindjes së 80-të mbretëreshës Margarethe.
Tre imazhet, të ndara në llogarinë e familjes në Instagram këtë mëngjes, tregojnë Mbretëreshën Margrethe duke pozuar së bashku me djalin e saj Princin e Kurorës Frederik dhe nipin Princ Christian, i cili është në radhën e dytë të fronit, transmeton portal arbesh.info
Ditëlindja historike e Mbretëreshës me 16 prill do të kalojë e heshtur kësaj rradhe, pasi festimet janë anuluar për shkak të pandemisë.

Një nga portretet tregon Mbretëreshën Margrethe, Princin Frederik dhe Princin Christian në Sallonin e Kuq në rezidencën e Christian IX në Amalienborg.
Djali i Princit Frederik dhe gruaja e tij Princesha Mari, Princi Christian, në moshën 14 vjeç, qëndron pranë gjyshes së tij ndërsa mbajnë duart me njëri-tjetrin.

Imazhi tjetër kap tre mbretërit ndërsa qëndrojnë në hyrje të Sallonit të Kuq në rezidencën e Christian IX, ndërsa i treti tregon tre gjeneratat në Sallën e Kalorësve në Amalienborg.
Në vend të festimeve për ditëlindjen e saj, Mbretrësha ka kërkuar nga qytetarët e saj që t’u dërgojnë lule fqinjëve, në mënyrë që të ngrisin moralin e tyre në kohën e epidemisë./arbresh.info/
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu
Gjermania fton kryesuesin e KPK-së, në agjendë sundimi i lig...
Zhegrova i pafat, Juventusi barazon me Veronan
Ilire Dauti: Shqipja këtu është në vendin e vet