Një studim i ri ka paralajmëruar që fëmijët, prindërit e të cilëve divorcohen, kanë më shumë gjasë që të jenë obezë në jetën e mëvonshme.
Psikologë nga Universiteti Shtetëror në Florida kanë hulumtuar se si eksperiencat jetësore të pa-pritshme, siç janë dhuna, ndarja apo ndërrimi i ambientit, mund të ndikojnë në peshën e tyre.
Divorci ishte njëri nga shkaktarët më të mëdhenj që shtynë personat e ri në moshë të ushqehen pa kontroll kur arrijnë moshën madhore.
Hulumtuesit besojnë që ngjarjet e tilla bëjnë që fëmijët të mendojnë vetëm për afate të shkurtra, ngaqë krijojnë frikë të planifikojnë për të ardhmen dhe të investojnë ndjenja në qëllime afatgjate.
“Këta fëmijë rriten duke menduar vetëm për të tashmen”, ka thënë profesori Jon Maner.
Ata kanë tendencë që të bëhen prindër në moshë të re, të shpenzojnë para në vendëse të kursejnë dhe kërkojnë kënaqësi të menjëhershme tek ushqimi.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja