Pothujase dy të tretat e fëmijëve nuk do të brengoseshin nëse rrjetet sociale nuk do të ishin shpikur.
Sipas një studimi të kryer me 5 mijë adoleshente në shkolla publike dhe private në Britani të Madhe, është gjetur se Insagrami dhe Spanchat kanë një ndikim negativ në mirëqenien e tyre emocionale, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se gjysma e tyre kanë theksuar se kanë përjetuar abuzim dhe se e kanë humbur besimin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
63 përqind e tyre kanë pranuar se nuk do të mërziteshin nëse rrjetet sociale nuk do të ekzistonin fare.
Mbi gjysma (57 përqind) thanë se kishin marrë komente abuzive në internet, ndërsa 52 përqind thanë se mediat sociale i bëjnë ata të ndjehen më pak të sigurt për pamjen e tyre fizike ose sa interesante është jeta e tyre.
Gjatë këtij viti, Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik zbuloi se Instagram është rrjeti më i keq i mediave sociale për shëndetin mendor.
Gjithashtu një studim i mëparshëm ka gjetur se përmes fotografive që postohen në Instagram mund të zbulohet nëse dikush vuan nga depresioni.
Një studim nga mediat dhe rregullatori i telekomit tregoi se një e treta e përdoruesve të internetit në Britani të Madhe kanë zgjedhur të heqin dorë nga telefonat e tyre.
Fenomeni shënoi rritje pasi Taylor Swift dhe Ed Sheeran vendosën të mbyllin llogaritë e tyre në Twitter dhe Instagram./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...