Zgjohemi në mëngjes dhe jashtë bie shi, por ne duhet me patjetër të shkojmë në punë, shkollë apo një takim dhe duhet të dukemi bukur.
Nuk është më një problem pasi VIP-at na tregojnë se si duhet të vishemi duke iu përshtatur kohës që na pret jashtë.
Moti i keq mund të jetë dëshpërues, kështu që përse të mos vishni diçka të bukur që mund t’iu rikthejë humorin?
Pra nëse vishni ngjyra të ndezura nuk do dukeni aspak keq, përkundrazi do shpërndani tek të tjerët atë rrezatim që mungon nga koha.
Një çadër e bukur mund të jetë një aksesor fantastik.
Ka kaq shumë modele saqë nuk ju lejohet justifikimi i përdorimit të çadrës klasike të zezë. Blini një çadër me ngjyrat tuaja të preferuara dhe përdoreni për t’i shtuar alegri ditës suaj.
Një pallto klasike është gjithmonë e përkryer për ditët me shi. Ato janë thelbësore dhe të përkryera për të gjitha rastet në dimër dhe sidomos në ditët me shi.
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...