Gruaja dhe djali i një personi të sëmurë mentalisht janë akuzuar se kanë braktisur atë në një parking në Britani dhe vetë kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.
Roger Curry, i cili u braktis në një stacion autobusi para dy viteve dhe pa asnjë dokument identifikimi, pohojnë gjykatësit amerikanë, transmeton portali arbresh.info.
Pensionisti 76-vjeçar nuk e di emrin e tij, por as nuk e di edhe vendin se ku ka qenë. Ai është gjetur nga dy burra, njëri prej të cilëve e ka hetuar atë që është i huaj, pasi ka filluar të flasë me theks amerikan.
Policia më pas ka bërë thirrje për të identifikuar ‘njeriun e humbur’.
Ai shtë marrë nën kujdesin e një shtëpie për pensionistë, ndërsa policia dhe shërbimet sociale kanë kaluar disa muaj për të zbuluar identitetin e tij.
Identiteti i tij është bërë i ditur pasi dikush e ka njohur atë nga fotografia e transmetuar në edicionin e lajmeve të BBC-së.
Megjithatë, djali i tij, ka mohuar të ketë braktisur babain e tij. Ai ka thënë se babai i tij është sëmurë përderisa ai dhe familja e tij ishin me pushime në Britani, ndërsa kishte kërkuar nga miqtë e tij ta dërgonin në spital.
Megjithatë, ai nuk ka dashur të flasë se pse e braktisi babain e tij për tetë muaj, pa i thënë askujt asgjë.
Të moshuarit në Shtetet e Bashkuara shpesh herë braktisen nga familjarët për shkak të kostos së lartë të kujdesit shëndetësor./Arbresh.info
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...