Mënyra e të ecurit është një mënyrë e mirë për të zbuluar nëse njerëzit janë apo jo të stresuar. Në bazë të studimeve të ndryshme rezulton se personat e depresuar lëvizin ndryshe nga njerëzit e lumtur, sipas bashkautorit të studimit Nikolaus Troje, anëtar në Institutin Kanadez për Kërkime të Avancuara.
“Nuk përbën surprizë fakti që gjendja shpirtërore, mënyra se si ndihemi, mund të reflektojë gjendjen shpirtërore, por ne duam të zbulojmë të kundërtën nëse mënyra e të ecurës ndikon në mënyrën se si ndihemi,” thotë ai.
Për këtë studim, pjesëmarrësve iu treguan një listë me fjalë pozitive dhe negative. Më pas iu kërkua të ecnin qoftë në një stil të depresionuar me shpatulla të mbledhura dhe me lëvizje imituese të krahëve, ose të ecnin si mburravecë e të lumtur.
Pasi mbaruan së ecuri, pjesëmarrësve iu kërkua të kujtonin fjalët që iu ishin treguar përpara se të ecnin. Ata që ecnin në një mënyrë të depresionuar, kujtuan më shumë fjalë negative se ata që ecnin në mënyrë të lumtur.
Ky studim i publikuar në internet do të shfaqet në mars të 2015 në Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry. Ndërsa studiuesit gjetën lidhjen mes ecjes dhe gjendjes shpirtërore, studimi nuk ishte në gjendje të provonte shkakun dhe pasojën.
Troje tha se ky studim rrit të kuptuarit se si gjendja shpirtërore mund të ndikojë në kujtesë. Njerëzit e depresionuar janë më të pritur që të kujtojnë fjalët negative, që do t’i bëjnë ata të ndihen akoma edhe më keq. /albeu.com/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë