Dy persona janë arrestuar dhe akuzuar për tortura në Brazilin juglindot, pasi në ballin e një adoleshenti kanë bërë tatuazh duke i shkruar ‘Unë jam hajdut’.
Të dyshuarit thanë se djali 17-vjeçar ishte përpjekur të vjedhë një biçikletë, të cilën akuzë ai e mohon, transmeton portali arbresh.info
Familja e viktimës thanë se adoleshenti ka probleme me shëndetin mendor dhe se është përdorues i drogës.
Policia ka arritur të indentifikojë ata që kanë bërë tatuazhin pasi shpërndanë videon e tyre në internet.
Tashmë ka filluar një fushatë në mediat sociale për të ndihmuar adoleshentit që t’i hiqet tatuazhi.
Të dyshuarit, 27 dhe 29 vjeç, ranë dakord të shkruanin mesazhin, të cilin ata e quajtën ‘dënim’.
Policia në qytetin e Sao Bernardos do Campo, në shtetin e Sao Paulos, ende nuk ka konfirmuar nëse vjedhja ka ndodhur në të vërtetë./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...