Është krejtësisht normale të ‘lundroni’ në llogarinë e Instagram-it të ish- partnerit, apo të konsumoni një sasi të tepërt të akulloreve dhe çokollatave disa javë pas ndarjes. Por a është kjo e shëndetshme? Normalisht se jo.
Ndarjet normalisht se ia shpifin çdo personi, por fatmirësisht shkencëtarët kanë zbuluar disa mënyra efektive si t’i shërojnë emocionet e zakonshme të dhimbjes nga ndarja. Pra, faleminderit shkencë!
Përqendrohuni në të metat e ish- partnerit
A iu ka rastisur të ndaheni me dikë dhe disa muaj më vonë të filloni të mendoni se çfarë keni parë te ai fillimisht?
Një studim i fundit tregon se ne kemi tendencë t’i adhurojmë partnerët romantikë, dhe kësisoj ne nuk i shohim të metat e atij personi.
Por ekspertët sugjerojnë të përqendroheni në të metat që i ka pasur ai person, dhe ta bindni veten se nuk ka qenë i duhuri.
Provoni diçka të re
Është këshillë e zakonshme kjo, por është e rëndësishme që herë pas here të provoni ndonjë hovi, aktivitet apo interes të ri.
Shkencëtarët thonë se duke bërë gjëra të cilat nuk kanë lidhje fare me ish- partnerin tuaj, e duke shkuar në vende të cilat më parë nuk keni qenë me atë, e shpejton procesin e harresës dhe iu ndihmon ta kaloni këtë fazë të dhimbjes!
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...