E mira e kësaj dreke është se nuk ju duhet që të qëndroni mbi sobë, në mënyrë që të gatuani një drekë të shijshme.
E thjeshtë dhe e lehtë, dreka e shijshme kërkon vetëm pak kohë për t’u gatuar, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
2 lugë vaj ulliri
2 copë gjoks pule (pa kocka)
Kripë dhe piper
1 gota e gjysmë qumësht
1 gota e gjysmë lëng pule
2 thelpinj hudhër
250 g makarona
gjysmë filxhani krem kosi
1 filxhan parmixhano të integruar
Përgatitja:
Vendosni vajin në zjarr në një enë të madhe. Shtoni pulë e marinuar me kripë dhe piper dhe skuqeni për 10 minuta. Lëreni mënjani dhe ndajeni në kube të vogla.
Shtoni qumësht, lëng mishi pule dhe hudhër në tigan kur keni fërguar pulën dhe shtoni kripë dhe piper dhe lëreni të zihet. Zieni makaronat dhe shtoni përbërësit tjerë.
Përzieni krem kosi dhe parmixhano dhe shtoni. Gatuajini derisa të trashen. Vendosni makaronat në një pjatë së pari, dhe pastaj pulën e copëtuar sipër. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026