Djersitja është njëra nga mënyrat e trupit për rregullimin e temperaturës.
Megjithatë, një shumicë njerëzish e konsiderojnë këtë proces sekrecioni si të shpifur, andaj tentojnë të marrin masa parandaluese për këtë, transmeton lajmi.net.
Në situata të këtilla, ekzistojnë disa strategji që iu ndihmojnë të reduktoni sasinë e madhe e djersitjes.
Ndiqeni listën e plotë të tyre:
Aplikoni anti-perspirant përpara gjumit
Anti-perspirantët funksionojnë në mënyrë të atillë që bllokojnë kanalet e djersës, në mënyrë që kjo e fundit të mos arrijë deri në sipërfaqen e lëkurës sonë.
Vishni rroba me ngjyra të ndezura
Mënyra më e mirë për të ndihmuar sekrecionin e tepërt të djersës është përzgjedhja e rrobave me ngjyra të ndezura. Ngjyrat e këtilla gjithashtu ndihmojnë të reflektojnë rrezet e diellit, në vend që t’i absorbojnë ato.
Shmangni ushqime të caktuara
Ekzistojnë disa ushqime që duhet t’i shmangni nëse jeni në një drekë biznesi ose në një situatë të caktuar sociale.
Trupat tanë reagojnë ndaj ushqimit pikant në të njëjtën mënyrë me ndonjë nxehtësie tjetër, duke çuar automatikisht në djersitje.
Gjithashtu, kafeina nuk është e këshillueshme, pasi stimulon gjëndrat tona veshkore dhe shkakton djersitje të pëllëmbëve të duarve, këmbëve dhe nënsqetullave./magazina.al/
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...