Çokollatë e ngrohtë e shëndetshme pa shtesa qumështi!
Përbërësit:
– ½ l qumësht bimor, sipas dëshirës;
– 4 lugë të vogla nisheste misri;
– 4 – 6 lugë të vogla pluhur kakaoje;
– 2 – 3 lugë të vogla ëmbëltues, sipas dëshirës;
– pak kripë.
Përgatitja:
Në një tenxhere qitni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë, pastaj ngadalë shtoni qumështin dhe nxeheni në temperaturë mesatare.
Kur të vlojë, zieni derisa të dendësohet (rreth 5 minuta), duke e përzier vazhdimisht.

Nga ëmbëltuesit, mund të përdorni shurup agave apo panje.
Nëse shtoni mjaltë, shtojeni në fund, derisa çokollata e ngrohtë tashmë të jetë zier dhe ftohur në temperaturë më ulët se 40 gradë Celsius (në të kundërtën, mjalti humbë cilësitë shëruese).
Për shije edhe më të mirë mund të shtoni shafran ose kanellë apo arra muskati apo vanilje, apo të gjitha këto!
Kënaquni
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë