Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut, pesë prej të cilave i gjeni të renditura më poshtë.
Jep më shumë energji
Momenti i përplasjes së ujit në trup është shokues. Megjithatë, momenti i shokut zgjat pak. Njeriu do të jetë në gjendje të marrë frymë thellë, rrahjet e zemrës janë të larta dhe i gjithë trupi merr një furnizim të menjëhershëm me gjak. Ky ndikim i fortë i ujit të ftohtë do të vërehet gjatë sepse njeriu do të ketë energji natyrale gjatë ditës.
Qarkullimi më i mirë i gjakut
Uji i ftohtë nxit gjakun që të rrethojë organet në përpjekje për të mbajtur trupin të ngrohtë. Kësisoj gjaku qarkullon mjaft mirë falë enëve të zgjeruara të gjakut.
Rimëkëmbja e muskujve
Sportistët bëjnë gjithmonë dush me ujë të ftohtë pas stërvitjes ose ndeshjes. Ekspertët besojnë se dushi me ujë të ftohtë pas një aktiviteti fizik u bën mirë muskujve dhe zbut dhimbjen e stërvitjes.
Shëndeti i flokëve dhe lëkurës
Uji i ngrohtë ka tendencën të përthajë lëkurën dhe të largojë prej saj vajrat natyralë. Uji i ftohtë nga ana tjetër e bën lëkurën më të mbledhur ndërkohë që qarkullimi i përmirësuar i gjakut mundëson flokë plot shkëlqim e lëkurë të shëndetshme.
Rënia nga pesha
Ka shumë ekspertë që besojnë se dushi i ftohtë mund të të ndihmojë për rënien nga pesha. Teoria e dushit të ftohtë për rënien nga pesha bazohet në aftësinë e trupit për të ndenjur ngrohtë. Kur njeriu është i ekspozuar ndaj të ftohurës ekstreme, trupi është i detyruar të djegë më shumë kalori teksa përpiqet të vetë ngrohet.
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos