Çfarë do të thotë elefanti, çfarë do të thonë numrat dhe përse gjeli është shumë i rrezikshëm?

21:27 | 27 Tetor 2019
Arbresh Info

Shikimi në filxhan është ritual shumë i popullarizuar në Ballkan, përkatësisht në shtetet në të cilat pihet kafja turke

Edhe pse më herët njerëzit seriozisht i kanë besuar fallit nga filxhani, sot vajzat e bëjnë këtë më shumë për t’u argëtuar.

Mirëpo, është pak e njohur që shkathtësia e shikimit në filxhanin e kafes apo të çajit quhet taseografi dhe ekzistojnë rregulla të caktuara nëse e praktikoni këtë.

  1. Kafja patjetër duhet të jetë në filxhan i cili ka skaje të bardha.
  2. Kur të pini gllënjkën e fundit, mendoni një dëshirë.
  3. Kthejeni filxhanin përmbys në mënyrë që lëngu, përkatësisht llumi i kafes, të përhapet nëpër skaje dhe të bëjë forma, përkatësisht kuptime të cilat më vonë do t’i interpretoni.
  4. Kurrë mos ia shikoni filxhanin vetvetes.
  5. Kurrë mos i jepni dikujt tjetër që të verifikojë atë që i mëparshmi e ka parë.

Shikimi fillon nga vjega e filxhanit të cilën patjetër duhet ta lëvizni nga ana e djathtë në të majtën nëse personi është djathtak, apo nga e majta në të djathtën nëse është majtak.

  1. Ai i cili shikon në filxhan duhet ta lërë 5 deri në 10 minuta që filxhani të ftohet dhe të thahet tërësisht.
  2. Nëse dëshironi t’ju parashikojnë fatin në dashuri, vëreni unazën në filxhan derisa prisni që llumi i kafes të ftohet, mirëpo nëse është fjala për financat, atëherë vëreni një monedhë e cila do t’ju kthehet kur të fillojë leximi i filxhanit.

Shenjat e mira:

Nëse pjesa më e madhe e llumit të kafes bie në pjatë, është shenjë e parë pozitive e leximit tuaj. Vështirësitë dhe brengat ju braktisin.

Nëse llumi i cili ka rënë formon grumbull të vogël, do të thotë që do t’ju arrijnë shumë para.

Nëse llumi është i trashë dhe mund të ngrihet me një lëvizje, keni fituar “filxhan profetik”, që do të thotë që të gjitha dëshirat tuaja do të realizohen dhe nuk jeni të detyruar të vazhdoni me leximin (edhe pse shumica megjithatë do të vazhdojë).

Çfarë shikoni?

Ndarja e filxhanit bëhet në 5 seksione, përkatësisht ekzistojnë tri zona të cilat përcaktojnë cilësinë e simboleve: vjega, rrethi i parë dhe fundi.

Pjesa e majtë – të tashmen.

Pjesa e djathtë – të ardhmen.

Zona përreth vjegës – çështje dashurore-jetësore.

Zona rreth skajit – çështje financiare.

Fundi – shtëpia dhe familja.

/Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale