Një grua është djegur me benzinë nga burri i saj xheloz teksa ishte duke gatuar në kuzhinë.
Ngjarja ka ndodhur në Tajlandë ku Nednapha Nuankhul, 26 vjece, ka kërkuar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi nuk ka mundësi për të blerë ilacet sepse janë të varfër.
“Unë bërtita, derisa një fqinj më dëgjoi dhe erdhi menjëherë në shtëpi. Burri im është një njeri i dhunshëm dhe jashtëzakonisht xheloz. Nuk e kam kuptuar se për cfarë arsye më vuri flakën, por unë dhe djali im do ja dalim mbanë,” u shpreh Nednapha.
Gruaja i është nënshtruar disa operacioneve, por ka ende djegie në trupin e saj ndërkohë që policia ka arrestuar burrin e saj.

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...
Veteranët e UÇK-së me kritika ndaj Qeverisë dhe Policisë së ...
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...
Haxhiu: Alush Gashi dha kontribut të çmuar në shtetndërtimin...