Divorcet janë shumë të përhapura por a besoni se burri juaj “besnik”po i u tradhëton pa e kuptuar?! Një studim i fundit tregon se burrat besojnë se pasioni për një grua tjetër nuk është tradhëti.
Sipas studimit 19% e burrave besojnë se të puthësh një femër tjetër përveç partneres është e pranueshme. Ndërkohë që vetëm 9% e grave mendojnë se puthja me një person tjetër nuk do të prishte marrëdhëniet me partnerët e tyre. Për ironi studimi i 5.000 njerëzve i kryer nga organizata Relate and Relationships Scotland zbuloi se 2/3 e çifteve nuk mund të përballonin nëse do të zbulonin se partneri i tyre po i mashtron.
Studiuesit thanë se gjetjet e tyre ishin prova se duhet një arsimim më i mirë seksual në shkolla dhe qasje më të lehtë në këshillimin e marrëdhënieve për të rriturit.
1/3 e njerëzve të anketuar thanë se ishin tradhëtuar ndërsa 9% dyshonin se partnerët e tyre mund të kishin qenë jo besnikë.
Brezat më të rritur dhe ata më të vegjël kanë koncepte të ndryshme përsa i përket tradhëtisë dhe ndarjes. Pavarësisht se organizata arriti në përfundimin se përcaktimi i “tradhëtisë” është bërë i vështirë në epokën e sotme digitale.
45% e të dashuruarve të rinj thanë se e konsideronin tradhëti edhe flirtimin e partnerin me dikë tjetër ndërsa 31% e tyre thanë se do të ndaheshin.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër