Përderisa disa shenja e pëlqejnë flirtimin, disa shenja të horoskopit janë shumë besnike ndaj partnerëve të tyre.
Katër shenjat më besnike të horoskopit, të cilat besojnë fort në idenë e monogamisë dhe ushqejnë marrëdhënie të gjata dhe të qëndrueshme, sipas astrologëve janë këto si më poshtë, transmeton portal arbresh.info
Binjakët
Binjakët nuk dashurohen lehtë, por kur kjo të ndodhë, atëherë ata duan me gjithë zemrën e tyre. Kur janë vërtet të dashuruar, ata harrojnë për njerëzit e tjerë dhe e duan partnerin e tyre me pasion dhe përkushtim.
Gaforrja
Personat e lindur në këtë shenjë kanë mendim tradicional dhe kërkojnë marrëdhënie të sigurta dhe të qëndrueshme. Familja luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre dhe më shumë se gjithçka që ata duan një vend që mund ta quajnë shtëpi.
Akrepi
Akrepat janë njerëz të pasionuar dhe intensivë. U duhet pak kohë të hapen dhe t’u tregojnë njerëzve të tjerë anën e tyre emocionale, por pasi ta bëjnë, atëherë nuk ka më kthim prapa, transmeton portal arbresh.info
Peshqit
Personat e lindur në këtë shenjë janë qenie të ndjeshme dhe emocionale që nuk dëshirojnë të jenë në një lidhje jo monogame. Kur janë të dashuruar, ata investojnë gjithçka tek ai person dhe më shumë se gjithçka duan një marrëdhënie të sigurt dhe të qëndrueshme./arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj