Google ADS

Britanezët populli më depresiv në botën perëndimore

23:18 | 13 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Britanezët janë rënditur si një ndër njerëzit më të dëshpëruar në botën perëndimore.

Renditja nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e vendos Britaninë e Madhe në vendin e shtatë të vendeve që vuajnë nga depresioni në Europë, transmeton portali arbresh.info

Sipas të dhënave, më të prekura janë gratë, por edhe burrat vuajnë nga depresioni, e cila besohet se po shkaktohet për shkak të papunësisë.

Shifrat gjithashtu tregojnë se Britania e Madhe lë pas Italinë, Greqinë, Poloninë dhe vendet tjera.

Vendi i parë në renditje ju dha Islandës, ku 14 përqind e njerëzve kanë raportuar se vuajnë nga depresioni. Irlanda, Gjermania dhe Turqia renditen në vendin e dytë me 12 përqind./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale