Dietat strikte sjellin humbje peshe në gjithë trupin, varje të lëkurës dhe pasoja në metabolizëm, kurse ky kombinim është zgjidhja perfekte për të garantuar humbjen e kileve me ekuilbrin e duhur të trupit. Një lëng i shijshëm me banane mund t’ju ndihmojë të ktheheni në peshën normale trupore në çdo moment.
Kjo sepse banania është një burim i mirë kaliumi, fibrash dhe antioksidantësh, që përmban edhe sheqer natyral i cili i jep energji trupit dhe e ushqen në mënyrë korrekte. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson sistemin e tretjes.
Ndihmon edhe në absorbimin e nutrientëve nga ushqimet. Në të njëjtën mënyrë, xhinxheri përshpejton metabolizmin dhe ruan ndjesinë e ngopjes. Përgatiteni këtë lëng special sipas mënyrës më poshtë:
1 lugë gjelle xhenxhefil i grirë
1 banane e pjekur mirë
1 gotë boronica (të freskëta ose të ngrira)
2 lugë gjelle fara lini
Gjysmë filxhani spinaq
Disa kuba akulli
Përgatitja:
Hidhni boronicat dhe bananen në shtrydhëse frutash, më pas shtoni xhinxherin, spinaqin dhe farat e linit. Shtrydhini derisa të merrni një përbërje të lëngshme, homogjene dhe më pas shtoni gjysmë gote ujë të ftohtë nëse dëshironi. Përfundoni përzierjen dhe sapo keni krijuar një lëng të mrekullueshëm ushqyes.
Mund të pihet çdo ditë në orarin e mëngjesit dhe në pak ditë do të humbisni 1-3 kilogramë.
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...