Tani kur ka më pak se tre muaj para se të përfundoj kjo dekadë, është koha të fillon planifikimi i gjërave të mëdha për vitin 2020.
Airbnb sapo ka publikuar një listë me disa prej destinacioneve më të mira të udhëtimit për vitin e ardhshëm
Platforma ‘Airbnb’ i ka përdorur të dhënat nga sajti i vet dhe i ka parashikuar top vendet më të mira për t’i vizituar në vitin 2020.
Është e drejtë të themi se ka disa befasi në këtë listë.

Shembull, Milwaukee, që gjendet në Wisconsin, është renditur i pari në listë ku ka pasur një rritje prej 729% në rezervime përgjatë viteve.
Bilbao në Spanjë – i shpallur në vitin 2018 si Qyteti Evropian i Vitit – është renditur i dyti, me një rritje prej 402%.
Vendin e tretë e ka zënë Buriram, një provincë në verilindje të Tajlandës, me një rritje prej 383% në rezervime.

Ndërkaq Sunbury në Australi dhe Rumania i kanë zënë vendin e katërt dhe të pestë.
Pas kësaj top 5-she, në listë gjenden edhe vende tjera si Luksemburgu, Tokio, Eugene, Vanuatu, Malindi, etj. /Telegrafi/
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup