Adoleshentet, sidomos vajzat shpesh kanë një përshtypje të gabuar për veten, sepse shikimi i televiziorit dhe qëndrimi në rrjetet sociale i bën ato të mendojnë se nuk janë edhe aq të bukura.
Ekspertët paralajmërojnë prindërit të kujdesën për fëmijët e tyre, pasi hulumtimet tregojnë se shumë adoleshentë janë duke qëndruar të uritur, në mënyrë që të duken si modelet, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre kjo gjendje sjell në mos funksionim të organizmit dhe shfaq rreziqe të mëdha për shëndetin.
Ekspertët që kanë publikuar studimin e tyre në “Teen Diet”, kanë theksuar se shumica e adoleshentëve janë duke i shkatërruar organet për shkak të dietave.
Një paralajmërim shtesë është që adoleshentët shfaqin mungesë të madhe të vitaminës C, që më pas ndiqet nga rënia e imunitetit, dobësimi dhe rritja e indeve.
Shumica e dietave bazohen në përjashtimin e ushqimeve si produktet e qumështit, karbohidratet dhe yndyrat.
Adoleshentët që konsumojnë vetëm fruta dhe perime rrezikojnë mungesën e proteinave./arbresh.info/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin