Dashuria nuk njeh kufij…
Nëse ndonjëherë keni menduar që jeni “rast” i veçantë, sepse njëkohësisht dashuroni dy persona, për këtë gjë ju ndryshon mendjen dhe ju ngushëllon profesori i psikologjisë Ramani Durvasul.
Jo, për këtë shkak nuk jeni personi i keq dhe që kjo është e mundshme, konstaton ai.
“Zakonisht mendojnë që dashuria ka vetëm një shije, ajo është më shumë se shija. Ta vështrojmë këtë kështu – çokollata dhe luleshtrydhja kanë shije shumë të ndryshme, mirëpo të dy shijet janë të mrekullueshme – thotë Ramani. Ne jemi qenie të komplikuar dhe prandaj është e lehtë që dy karakteristika të ndryshme të cilat i posedojnë dy persona të ndryshëm mund të ndikojnë tek ne.”
Ai konsideron që joshja midis njerëzve është përvojë biologjike, andaj ndodh që derisa kemi një lidhje të gjatë dhe serioze të njohim personin i cili na zgjon hormonet.
Pra, kur midis dy partnerëve duhet të zgjedhin njërin, shfaqet ndjenja e ndërprerjes.
Vazhdoni të hulumtoni dhe të studionin afinitetet e tyre, si edhe planet të cilat kanë me ju.
Lidhjet e hapura nuk janë aq të pranueshme në shoqëri, mirëpo në rastin e këtillë mund t’ju ndihmojnë. E di që ky është një propozim i tmerrshëm, mirëpo është frytdhënës.
Bëjeni listën e përparësive dhe të mangësive, vetëm bëhuni të sinqertë ndaj vetes kur t’i shkruani ato.
Ndoshta hëpërhë jeni të mbërthyer në vorbullën e afshit dhe të ndjenjave, mirëpo dashuria e pa kompromis, e fuqishme dhe e paluhatshme gjithmonë fiton në fund.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës