Mjaft studime janë publikuar lidhur me temën e ëndrrave të përbashkëta në të cilat është arritur deri te zbulimi që te personat të cilët janë fuqishëm të lidhur emocionalisht (prind-fëmijë, bashkëshortët apo binjakët) ëndërrimi i ëndrrave identike shpesh ndodh.
Pos kësaj, shumë psikologë dhe psikoterapeutë shpesh ndajnë të njëjtën ëndërr me pacientët e tyre, gjë që edhe ata vetë konstatojnë, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq shkaku për inicimin e tregimit të ëndrrave të njëjta tek të tjerët absolutisht ka anekdota të shumta dhe përvoja të shumicës, ndër të cilët me siguri të gjithëve u është e njohur situata kur kalojmë pranë njëri-tjetrit në rrugë me dikë dhe mendojmë se si atë person e kemi parë diku.
Tani për tani të gjitha konstatimet ende bazohen në anekdotat e përmendura më sipër dhe shkenca akoma nuk ka arsye të argumentuar fuqishëm për këtë dukuri.
Veç kësaj, personat të cilat tregojnë të njëjtën ëndërr shpesh nuk pajtohen rreth disa detajeve, gjë që është edhe një arsye për skepticizëm.
Mirëpo, psikologët megjithatë nuk dëshirojnë të injorojnë tregimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat të cilët shohin të njëjtën ëndërr përjetojnë përditshmëri të njëjtë apo kalojnë kohën shpesh bashkërisht.
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...