Shumë njerëz, kur duan të hanë diçka në mëngjes, hanë një banane si zgjidhjen më të shpejtë. Sipas ekspertëve, ky nuk është një opsion i shëndetshëm. Bananet, pavarësisht se janë plot me kalium, fibra dhe magnez, nuk janë një opsion i mirë për t’u konsumuar me stomakun bosh.
Sipas Dr. Anju Sood, një nutricionist “bananet janë të natyrës acidike dhe kanë sasi të larta kaliumi. Ato janë të mira për mëngjes, por jo me stomakun bosh.” Bananet ju ngopin përkohësisht duke ju bërë të ndiheni të përgjumur dhe të plogësht më vonë.
Ata janë të natyrës acidike prandaj mund të shkaktojnë probleme me zorrët nëse konsumohen me stomakun bosh. Është mirë të hani një banane në mëngjes, por duke e shoqëruar me ushqime të tjera. /abcnews.al
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...