Mezi zgjoheni? Për fat të mirë, sot mund të lexoni disa nga truqet që ju bëjnë të ndjeheni mirë edhe kur zgjoheni nga gjumi.
Zakonet e mëngjesit ndikojnë shumë në mënyrën se si do ta kaloni ditën dhe ta rimbushni trupin tuaj me energji, prandaj është mirë të ndiqni këto këshilla, transmeton portal arbresh.info
Hapni dritaret
Në vend që të shtriheni në errësirë në mëngjes, hapni dritaret, shpalosni perdet dhe lërëni dritën t’ju zgjojë.
Bëni dush me ujë të ftohtë
Studiuesit kanë zbuluar se një dush i ftohtë në mëngjes zvogëlon lodhjen. Me siguri do të dëshironi të mbaroni sa më shpejt dushin e ftohtë, në mënyrë që të konsumoni më pak ujë, që është edhe një plus.
Hidratoni veten
Në djersitemi gjatë natës, prandaj trupi kërkon lëngje që në mëngjes. Lëngjet në mëngjes ndihmojnë në përqendrim, prandaj është mirë që të pini një gotë ujë sapo të zgjoheni.
Hani mëngjës të shëndetshëm
Për të qenë plot energji, është e rëndësishmë që të konsumoni një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Pini lëng portokalli
Agrumet si portokalli përbmabjën flavonoide, që sipas një studimi rrisin gatishmërinë dhe funksionin e trupit.
Jini aktiv
Shumë studime kanë dhënë një përfundim që aktiviteti fizik përshpejton rrjedhen e gjakur të trup, i cili do të sigurojë më shumë oksigjen në tru dhe përmison funksionin njohës. Filloni me joga, ecje nëpër natyrë dhe ushtrime fizike.
Dëgjoni muzikë
Muzika rrit nivelin e dopaminës, hormone që na bën të ndjehemi mirë. Është koha që të ndryshoni listën dhe të vendosni hite të reja ne celularin tuaj./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...