Dalëngadalë të gjithë po i lëmë mënjanë pulovrat, palltot dhe çizmet dhe po bëhemi gati për një sezon më të ngrohtë që paraprin një stinë që të gjithë e duam. Por para se të ktheheni te gardëroba për të ndryshuar ngjyrën e saj të errët gjatë këtyre muajve, më parë duhet të dini cilat janë ngjyrat që do të dominojnë pranverën.

Veç stileve elegante, këtë vit veçanërisht stilistët janë dashuruar me trendet e ngjyrave të ndezura që, pa dyshim, do të jenë gjithandej nëpër Instagram veshur nga vajzat e njohura të botës së modës.

Instituti i ngjyrave “Pantone” ka propozuar pak ditë më parë ngjyrat që do të dominojnë pranverë – verë 2020, dhe sipas po këtij instituti, ato do të jenë “të dashura dhe të rehatshme”. Pra, me mesazhin që përcjellin do të jenë energjike dhe optimiste.

Me ngjyrat e pranverë – verës 2020 do të kombinohet tradita me modernen, por po ashtu do të ketë kombinime të forta jo edhe aq harmonike”,- shpjegon Leatrice Eiseman, drejtore ekzekutive e institutit.
Duke nisur që nga e kuqja e guximshme e deri te bluja klasike, shafrani apo nuancat e ujërave, më poshtë i gjeni të gjitha tendencat e ngjyrave që do të shihni kudo në gjashtë muaj.

E kuqe e ndezur

Xhins i zbehtë

E gjelbër

Coral Pink

Jeshile e errët (chive)

E bardhë

Saffron (shafrani, e verdhë e fortë)
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...