Nuk ka asnjë trajtim më efikas për lëkurën sesa ato që e ushqejnë këtë të fundit nga brenda jashtë! Ne jemi çfarë hamë, është mese e vërtetë, e kjo gjë reflektohet në fytyrën tonë!
Të përpiqemi sa të duam e të përdorim produktet më të shtrenjta kozmetike, nëse regjimi ushqimor nuk i siguron lëkurës vitaminat kryesore për të cilat ka nevojë, çehrja jonë kurrë nuk do të jetë e gjallë.
Ushqimi që hani nuk duhet të jetë vetëm burim energjie, por duhet të sigurojë të gjitha vlerat ushqyese, mineralet e vitaminat. Ndonëse këto të fundit gjendet dhe në trajtë kapsulash, efekti është më i madh kur ato merren përmes dietës ushqimore.
Vitamina C
Shumica e njerëzve mendojnë se vitamina C është vetëm për forcimin e sistemit imunitar, por ajo që nuk dini është se kjo vitaminë nevojitet edhe për prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.
Vitamina A
Kjo vitaminë ndihmon në parandalimin e puçrrave e shenjave kafe të fytyrës. Kjo vitaminë përshpejton qarkullimin e gjakut, duke hidratuar në nivel qelizor lëkurën ashtu si dhe minimizon prodhimin e yndyrës.
Vitamina E
Kjo është vitamina që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet, cilado qofshin ato (nga toksinat, rrezet, etj). Kombinojeni këtë vitaminë me C-në dhe shtresa mbrojtëse e qelizave do të jetë maksimale.
Vitamina B2
Ju gjithashtu duhet të përfshini vitaminën B2 në dietën tuaj, veçanërisht nëse vuani nga lëkura e thatë dhe e acaruar. Kjo vitaminë e mban lëkurën të butë, të hidratuar dhe ndihmon frymëmarrjen qelizore. Ushqimet që përmbajnë vitaminë B2 përfshijnë vezë, brokoli, kërpudha, fasule , sojë, kos etj.
Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e membranës qelizore, sidomos kur jeni te ekspozuar ndaj rrezeve UV.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...