Celuliti është një problem prej të cilit nuk vuajnë vetëm gratë, por edhe burrat, megjithatë më së shumti ndikon në gjininë femrore.
Sipas studimeve të fundit 9 nga 10 gra vuajnë nga celuliti, transmeton portali arbresh.info.
Mjeku Howard Murad, thotë se kjo nuk ka të bëjë me një dietë për humbjen e peshës, por sipas tij celuliti krijohet për shkak të hidrradimit të qelizave të thella të lëkurës.
Sipas tij, gratë që vuajnë nga celuliti duhet të konsumojnë shumë portokallë, shegë dhe manaferra.
Ai gjithashtu ka rënditur pesë ushqimet kryesore që ndihmojnë në zhvillimin e celulit.
Angjinarja: Favorizon kullimin limfatik dhe pastron mëlçinë, i cili është përgjegjës për eliminimin e toksinave.
Papaja: Kjo fturë eliminon akumulimin e yndyrës dhe i shpërndan proteinat që shkaktojnë celulit.
Portokalli: Për shkak të sasisë së madhe të Vitamines C, portokalli ndihmon në neutralizimin e stresit oksidativ në lëkurë.
Ananasi: Ndihmon në tretjen e ushqimit, sidomos atij që shkakton celulit.
Peshku: I pasur me omega-3, peshku ndihmon për të stimuluar furnizimin me gjak dhe lufton problemet me qarkullimin e gjakut.
Përveç këtyre ushqimeve, rekomandohet konsumimi i ujit, pasi sipas mjekut në fjalë, uji është një ndër burimet kryesore në ‘luftën’ kundër celulitit./Arbresh.info
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...