Google ADS

5 pijet që i bëjnë mirë lëkurës

20:59 | 12 Shkurt 2015
Arbresh Info

Të hamë në mënyrë të ekuilibruar duke preferuar frutat dhe perimet e sezonit dhe të pini shume ujë është e nevojshme për ti dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme sepse organizmi ynë do te jete me i ushqyer dhe i pasur me element që e bëjnë të tillë.
Por ndonjëherë te konsumosh dy litra ujë ne dite mund te jete e vështire, kështu qe mund te synoni dhe për pije te tjera te shëndetshme dhe light te cilat mund t’iu ndihmojnë të arrini sasinë e duhur te lëngjeve. Cajrat ndihmojnë edhe për të luftuar sëmundjet e sezonit kështu që ti përdorni ato gjate te gjithë ditës është një ide e mirë dhe jo vetëm për lëkurën.
1. Uji
E kemi thëne dhe përsëritur se uji është shume i rëndësishëm, 8 gota në ditë mbajnë organizmin të hidratuar dhe të pastër, vënë në punë veshkat, mban larg infeksionet dhe e bëjnë lëkurën tuaj më të shkëlqyeshme dhe të shtrirë.
2. Qumështi i sojës
Soja përmban substanca të cilat ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit duke vonuar kështu plakjes e lëkurës shkaktuar nga rrezet e diellit dhe reduktojnë njollat. Qumështi i sojës është i shkëlqyer për një mëngjes të mirë ashtu dhe për një vakt në zemër.
3. Lëngu i shegës
Shega është shumë e pasur me antioksidante të cilët favorizojnë rigjenerimin qelizor, kjo do të thotë se të bëni zakon për të konsumuar lëngun e shegës mbi të gjitha pas darkës ndihmon për të luftuar rrudhat dhe për të përmirësuar ngjyrën e lëkurës.
4. Lakra e zezë
Një përgatitje me këtë perime duke e shtrydhur sjell shume vitamina A, C dhe bakër te nevojshëm për ndërrimin qelizor dhe për të luftuar lëkurën e fikur. Do të ishte e preferueshme ta konsumonit në mëngjes por mund të zgjidhni ta konsumoni edhe si vakt ne zemër.
5. Kastraveci
Të konsumoni lëngun e shtrydhur të kastravecit pak para se të shkoni për te fjetur do të thotë ti hidratoni në mënyrë natyrale lëkurën me një doze të mire kripërash minerale si potas dhe magnez të cilët kanë dhe veprim antiinflamator./rtv21/

Shpërndaje në rrjete sociale