5 hapa për të larë rroba në mënyrë perfekte me lavatriqe!

14:51 | 9 Prill 2015
Arbresh.info

Ndarja e veshjeve

Këshilla e parë për të marrë një rezultat të shkëlqyer është të ndani veshjet në mënyrën e duhur përveç klasifikimit në ngjyra të errëta dhe të çelura. Pasi ta keni bërë këtë rikthejuni sërish, lexoni etiketën e veshjes duke i ndarë më vete ato që janë më të ndotura nga ato që janë më pak. Për veshjet më pak pis përdorni larje të shkurtra në 30° pasi kurseni ujë, kohë dhe energji.

Temperatura e larjes

Për veshjet me ngjyra temperatura e duhur është 40°. Kjo është temperatura e duhur edhe për veshjet e punës. Përdorni larje me ujë të ftohtë për materialin e leshit pasi do të shkurtoni dhe ngushtoni në mënyrë drastike veshjet tuaja të preferuara. Për materialet delikate apo të linjtat mos e kaloni temperaturën 30°. Për materialet e errëta mund të përdorni gjithashtu këtë temperaturë por bëni mirë të përdorni detergjent të lëngshëm për të mos lënë gjurmë. Larja e rrobave në 90°, përveçse është e shtrenjtë dhe aspak ekologjike, në shumicën e herëve nuk është as e nevojshme.

Gati për larjen

Përpara se ti futni në lavatrice kontrollojini xhepat, ndoshta ka diçka që mund të “ngjyrosë” veshjet. Sigurohuni që nuk ka me shumë veshje sesa duhet pasi rrobat duhet të rrotullohen lirshëm. Mos e teproni me detergjentin, hidhni aq sa të lahen në mënyrë efikase. Më shumë detergjent nuk nënkupton një larje më e mirë, përkundrazi.

Zbutës i përgatitur vetë

Nëse dëshironi të eksperimentoni një alternativë natyrale zbutësi aromatik, hidhni në vaskën e aromatizuesit gjysmë gote uthull molle. Nëse kjo nuk është aroma juaj e preferuar në veshje atëherë mund të provoni diçka më komplekse. Përzieni një shishe të vogël uji, 3 lugë acid citrik dhe disa pika vaj esencial të lules suaj të preferuar apo agrumesh. Një herë në muaj hidhni një lugë sodë buke për të evituar formimin e gurit gëlqeror në lavatrice. Në rast njollash në veshje “gatuaj” një krem me ujë, limon, sodë dhe pastroje veshjen me një furçë dhëmbësh.

Rregulla të tharjes së rrobave

Pas përfundimit të larjes është mirë të “hekurosni” me dorë rrobat. Është mirë të zgjidhni kohën më të përshtatshme për tharjen e tyre si p. sh mëngjesin apo pasditen. Për të evituar shenjat e kapëseve apo telit, bluzat kapini nga njëra mëngë tek tjetra.

Shpërndaje në rrjete sociale