4 shenja që tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton më kolegë të punës

21:16 | 25 Maj 2016
M. A.

Sipas shumë studimeve, njerëzit pjesën më të madhe të jetës së tyre e kalojnë në punë, me kolegë të punës.

Stresi, ngritjet dhe rëniet emocionale gjatë punës mund të ju dërgojnë drejt marrëdhënieve të forta me kolegët e punës, transmeton koalb.com.

Partneri/ja juaj kalon më shumë kohë më kolegët e punës sesa me ju. Por, ja cilat janë shenjat paralajmëruese që ju bëjnë të ditur se partneri/ja juaj është duke ju tradhëtuar me një kolegë të punës.

  1. Partneri/ja juaj qëndron në punë edhe jashtë orarit

Arsyetimi që po ai/ajo po punojnë jashtë orarit është mbulesa klasike e tradhëtisë. Nëse partneri/ja juaj gjatë gjithë kohës më parë ka qenë e saktë në orar dhe për nja kohë të shkurtë ndyshon, atëherë kjo është shenja e parë që ai/ajo është duke ju tradhëtuar. Megjithatë, nëse ai/ajo sapo kanë marrë një punë të re, apo sapo janë promovuar atëherë duhet marrë në konsideratë që në të vërtetë ai/ajo po i përkushtohen punës. Por, mos harroni, nëse ka ndryshime drastike dhe nëse intuita juaj e thotë që ai/ajo është duke ju tradhëtuar, atëherë besojeni.

  1. Ai/ajo bëjnë udhëtime të shpeshta biznesi

Nëse partneri/ja juaj udhëton për biznes, nuk do të thotë që është duke ju tradhëtuar. Mirpo, nëse ai/ajo vazhdojnë të ju mbajnë larg edhe gjatë udhëtimeve, atëherë duhet ta merrni në konsideratë një gjë të tillë. Sipas një studimi të kryer nga CNET, mbi 66% e amerikanëve tradhëtojnë bashkëshortët gjatë udhëtimeve zyrtare.
Kur partneri/ja juaj është larg, ata duhet të gjejnë kohë që të ju përkushtohen edhe juve. Prandaj, kontrolloni mirë detajet sesa ju kushton kohë ai/ajo kur janë larg.

  1. Partneri/ja nuk është e hapur me ju

Nëse ai/ajo nuk janë emocionalisht të hapur me ju, atëherë ju duhet të shikoni me kujdes veprimet e tyre. Sipas dr. Tammy Nelson, terapit për çifte, nëse partneri/ja juaj qëndron i/e mbyllur emocionalisht me ju, atëherë ai/ajo mesiguri kanë krijuar një intimitet të veçantë me një person tjetër, në thelb kanë krijuar lidhje të re.

  1. Ndryshon dukshëm kur përmendën kolegët e punës

Nëse gjatë darkës vendosni të bisedoni për kolegët e punës së partnerit tuaj dhe vëreni një ndryshim në sjelljen e tij, atëherë mos e anashkaloni një gjë të tillë. Shikoni me kujdes reagimin e tij/saj. Por, është nëse ai/ajo janë duke punuar në një projekt dhe partneri/ja juaj refuzon të përmend emrin e kolegës atëherë kjo është një shenjë e madhe, që do të thotë se partneri/ja është duke kaluar më shumë se që duhet me atë person. /Koalb.com

Shpërndaje në rrjete sociale