Nevojiten disa javë që të arrini cilëndo shprehi, e cila do t’jua bëjë ditën të lumtur…
1. Ditën fillojeni me kafjall të shëndoshë!
Sigurojeni një pjatë me proteina dhe hidrokarbonate të shëndosha dhe mbushuni me energji, e cila ju nevojitet për fillim ideal të ditës. Sipas hulumtimeve, kafeina e rrit humorin, kështu që patjetër duhet pirë një filxhan kafe.
2. Fillimin e ditës rezervojeni për ushtrime trupore!
Nëse keni kohë, ushtroni në fillim të ditës. Ushtrimet e mëngjesit në formë të ecjes ose të vrapimit, janë të shkëlqyera për mbajtjen e kondicionit, për kthjellje, por edhe për vazhdim të lumtur të ditës. Gjatë çdo ushtrimi lirohet serotonina ose hormoni i lumturisë, për ç’arsye përmirësohet humori.
3. Relaksohuni në mënyrë maksimale dhe mbushni bateritë para se të fillojë dita!
Nëse keni kohë në mëngjes, sigurojeni dozën ditore me një kafe, me një libër që e preferoni ose me këngën që jua rrit humorin. Dushi i ngrohtë me aromën më të këndshme ose disa minuta meditim, po kështu është ide e shkëlqyer. Është me rendësi që ditën ta filloni me diçka që vërtet ju gëzon.
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...