Një kurs kërcimi mund të jetë një zbulim i vërtetë, si për vajzat dhe djemtë.
Përfitimet nga kërcimi nuk janë vërtetuar kohët e fundit, pasi studime të tëra shkencore kanë vërtetuar nder vite se kërcimi: qetëson, rrit kreativitetin dhe ndihmon për të kapërcyer shumë gjendje të tilla si ankthi, depresioni dhe pagjumësia.Kërcimi është një ndër aktivitetet më të mira për fëmijët sepse:
Përmirëson qëndrimin
Për shkak të përdorimit të tepruar të pajisje teknologjike, fëmijët kanë probleme qëndrimi. Me anë të artit të kërcimit,lëvizjeve dhe ushtrimeve, fëmijët edukohen me mënyrën e drejtë të qëndrimit,duke rregulluar defekte të vogla.
Rrit kreativitetin
Ashtu si me çdo lloj tjetër forme të artit, pjesa e krijimtarisë tek fëmijët zhvillohet më shumë kur ata kërcejnë. Ky aktivitet forcon kapacitetin logjik ,ndihmon për të studiuar më mirë dhe rrit përqendrim dhe kthjelltësinë.
Qetëson
Studimet tregojnë se të dëgjuarit muzikë, ndihmon për t’u relaksuar dhe rrit ndjenjën e lumturisë duke shtuar optimizmin.Kërcimi rrit vetbesimin e fëmijëve të ndrojtur dhe i ndihmon ata të socialozohen.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...