Zhdukja misterioze e dy motrave ‘të pandashme’ tre dekada më parë është zgjidhur nga policia kanadeze.
Ata kanë raportuar se motrat jetojnë në Shtetet e Bashkuara me identitet tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Anna dhe Kym Hakze ikën nga Edmond në mes të viteve 80, por nëna e tyre e ka raportuar zhdukjen në vitin 2003, pasi ajo nuk kishte dëgjuar për to prej më shumë se një dekade.
Nëna e tyre ndërroi jetë katër vite më parë, pa e ditur se çfarë ka ndodhur me vajzat, shkruajnë mediat kanadeze.
Policia nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së zhdukjes, ndërsa kanë shtuar se hetimi është duke vazhduar./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...