Viti 2016 nuk ka qenë edhe aq vit i qetë politikisht, por as për shëndetin mendor.
Megjithatë, një gjë e tillë mund të tejkalohet nëse i vendosni vetës plane për vitin që po vjen, transmeton arbresh.info
Trupi juaj lufton ndaj stresit me mendje dhe me mushkëri. Për të luftuar edhe më shumë stresin merrni frymë thellë dhe thuani vetës ‘që ndjeheni rehat dhe të qetë’.
Ushtroni, ose vetëm ecni. Kjo mund të ndikojë në përmisimin e shëndetit tuaj. Ecja në natyre ju ndihmon shumë që të largoni stresin.
Harroni terapitë e mëhershme dhe merrni me aventura të reja. Studimet e fundit përvojat nëpër udhëtime të ndryshme ju bëjnë të lumtur, transmeton arbresh.info.
Studimet e fundit thonë se mbajtja e ditarit ju ndihmon që të largoni mendimet negative. Gjithashtu, thuhet se shënimi në ditar ju ndihmon që të mbani menjden e kthjellët.
Nuk ka asgjë që ju duhet më shumë se sa mbështetja e shëndetit mendor. Ekspertët pajtohen se biseda gjatë terapisë ju ndihmon për klasifikimin dhe menaxhimin e emocioneve negative.
Nëse mendoni se jeni vetëm që po ndikoheni nga lajmet e keni gabim. Studimet e fundit thonë se lajmet negative ndikojnë shumë në gjendjen tuaj emocionale.
Nëse ndiheni në ankth, mjafton të dëgjoni muzikë. Studimet e fundit thonë se muzika mund të zvogëlojë stresin deri ne 65 për qind.
Gjumi është eliksiri magjik që ju ndihmon në përmisimin e shëndetit. Studimet thonë se mungesa e gjumit ndikon në gjendjen emocionale.
Sigurisht, një gotë verë e kuqe ju ndihmon për disponim. Por, shumë gota uiski mund të ju lodhin më shumë se sa që mund të ju disponojnë. Disa studies thonë se alkoholi rrit rrezikun për të përjetuar ankth.
Është tjetër gjë nëse kafen e mëngjesin e pini me një njeri pozitiv dhe komplet tjetër nëse e pini me një njeri që ka vetëm lajme të këqija për ju. Studiesit thonë se stresi është ngjitës. Njejtë është edhe lumturia. Prandaj, zgjidhni me kujdes skuadrën tuaj.
Sarah Jessica Parker ka thënë se ndarja e emocioneve ka fuqi të madhe. Për këtë gjë edhe ekspertët kanë rënë dakord, sidomos nëse bisedoni për ankthin tuaj.
Dhurimi i të hollave ose gjësendeve tjera për ndonjë organizatë humanitare ka vërtetuar se ndihmon në përmisimin e shëndetit mendor, duke e rritur ndjenjën e qëllimit dhe forcimit të lidhjeve shoqërore. /Arbresh.info
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025