​Vijon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

11:45 | 1 Mars 2021
M. A.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Deri në ora 10:00 janë numëruar 5116 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.

Prej votave të numëruara, 2230 prej tyre i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje ose 46.40%, ndërsa 1134 Partisë Demokratike të Kosovës ose 17.85%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 695 vota ose 10.48 % ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 491 vota ose 10.63 % .

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale