Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar të premten disa biznese në Prizren.
Me këtë rast ai ka thënë se pandemia i ka dëmtuar ato rënd dhe sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e qeverisë qendrore, por edhe të pushtetit komunal.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se PDK-ja do të jetë gjithmonë aleat dhe mbrojtës i interesave të sektorit privat.
Ky është statusi i tij i plotë:
Gjatë vizitës në Prizren, u ndala në lagjen Kurillë për të biseduar me sipërmarrësit e kafiterive dhe dyqaneve lidhur me gjendjen e tyre ekonomike. Pandemia i ka dëmtuar ata rëndë dhe sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e qeverisë qendrore, por edhe të pushtetit komunal.
Biznesi i vogël dhe i mesëm është punëdhënësi më i madh në Kosovë dhe Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë aleat dhe mbrojtës i interesave të sektorit privat. Gjithashtu tërë shoqëria duhet të shqetësohet për situatën e tyre dhe duhet t’u ndihmojmë duke konsumuar e përdorur më shumë prodhime e shërbime vendore.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...