Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.
Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.
Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...